Chelsea ofron 50 milionë euro për mbrojtësin e Interit, por refuzohet
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Chelsea ka provuar një goditje të madhe në merkato duke ofruar 50 milionë euro për Alessandro Bastonin. Megjithatë, Interi e ka refuzuar menjëherë propozimin e londinezëve, duke e konsideruar shumë të ulët për vlerën e mbrojtësit italian.
Bastoni është prej kohësh në radarin e klubeve të mëdha si Real Madrid, Barcelona, PSG dhe Manchester City, por deri tani vetëm Chelsea ka bërë një ofertë zyrtare. Zikaltrit e shohin 26-vjeçarin si një shtyllë të mbrojtjes, me kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.
Interi nuk përjashton një shitje në të ardhmen, por jo këtë verë dhe jo për më pak se 80 milionë euro. Për momentin, drejtuesit e klubit janë duke punuar për rinovimin e kontratës, ndërsa Bastoni mbetet një nga qendërmbrojtësit më të kërkuar në futbollin europian.
KOHA JONË SONDAZH

