Chelsea piketon yllin e Bayernit dhe të Milanit si përforcime në sulm

Chelsea është mjaft aktive në merkaton e transferimev. Serge Gnabry dhe Rafael Leao janë dy emra që janë në listën e trajnerit Tuchel si përforcime për sezonin e ri.

Kontrata e 26-vjeçarit skadon verën e ardhshme, ndërsa ende nuk ka rinovuar kontratën e re. Sulmuesi nuk ka gjetur gjuhën e bashkëpunimit dhe situata e tij po bëhet tepër serioze.

Gnabry është i aftë për të luajtur në të dy krahët e sulmit dhe “blutë e londrës” do ta mirëprisnin me krah hapur transferimin e tij në Stamford Bridge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu një alternativë tjetër është edhe portugezi i Milanit. Klubi Italian për ta lënë të lirë 23-vjeçarin dëshiron një shumë prej 100 milionë paund pas një sezoni fantastik të zhvilluar prej tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Chelsea ka siguruar nënshkrimin e Raheem Sterling nga Man City në merkaton verore, por skuadra londineze kërkon përforcime të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?