Chelsea refuzon një tjetër klub për Brojën, Pochettino e “mban peng”
Armando Broja në orët e fundit të merkatos po përflitet shumë për një huazim të mundshëm te një tjetër skuadër. Pengesë në këtë pikë mbetet Chelsea, me blutë që nuk pranojnë të lënë të lirë sulmuesin në formë huazimi.
Drejtuesit e klubit londinez refuzuan së fundmi ofertën e Wolverhampton, me “ujqërit” që paraqitën një kërkesë konkrete, por u refuzua menjëherë pasi Chelsea nuk pranon ta lë të lirë në formë huazimi.
Në këtë mënyrë, sipas mediave angleze, në garë mbeten vetëm dy klube, Fulham dhe West Ham, por dhe këto dy klube pritet të dorëzohen pasi Chelsea kërkon minimalisht 35 milionë paund për kartonin e Brojës.
Një tjetër pengesë mbetet edhe fakti se drejtuesit e klubit nuk arritën në kohë t’i ofronin Pochettino-s një tjetër sulmues, vetëm në këtë rast Broja mund të largohej.
Pavarësisht se sulmuesi kuqezi nuk e ka justifikuar plotësisht besimin e dhënë nga Pochettino, trajneri i Chelsea-t nuk dëshiron të privohet nga një tjetër sulmues.