Chelsea rrezikon pjesëmarrjen në Premier League dhe Champions në sezonin e ardhshëm, ja shkaku
Chelsea është në garë me kohën për të gjetur një pronar të ri. Afati i fundi i vendosur nga Federata Angleze dhe qeveria britanike është caktuar, 31 maji. Në këto ditë, sipas mediave angleze, klubit londinez i skadon licenca e operimit si me Premier League, ashtu dhe me UEFA-n.
Të dyja organet e rëndësishme, i kanë komunikuar Bluve të Londrës që pa një pronar të ri, Chelsea do të rrezikojë pjesëmarrjen në kompeticionet e sezonit të ardhshëm.
Ku përfshihet edhe Premier League si dhe Champions League. Skuadra londineze ka edhe disa javë për të vendosur për pronarin e ri, pasi Abramovich do të jetë i pezulluar. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

