Chelsea rrezikon të mos mbyllë as sezonin, “avullojnë” 600 milionë euro nga Nike

“Chelsea mund të mos përfundojë sezonin”. Lajmin e jep Daily Mail, që shkruan se pas ngrirjes së pasurisë së Roman Abramovich nga Mbretëria e Bashkuar, situata është dramatike. Ndër vështirësitë kryesore për momentin është pamundësia e fitimit të parave nga shitja e biletave, blerja dhe shitja e futbollistëve, që rrezikojnë arkat e klubit, por nuk do të ndalen me kaq.

Kompania e njohur Nike, mund tu japë goditjen përfundimtare. Në pritje të zhvillimeve të reja për çështjen e shitjes së kubit, është mësuar se futbollistët do të luajnë dhe pa logo në fanella.

Nike është sponsori që gjeneron më shumë të ardhura, pasi gjiganti i veshjeve sportive ka një kontratë me klubin londinez për 15 sezone me vlerë 900 milionë euro që nga viti 2016. Nëse kontrata do të mbyllet sot atëherë Chelsea do të humbasë plotë 540 milionë paund (rreth 640 milionë euro). /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?