Chelsea sakrifikon dy futbollistë, për të blerë dy yje në Bundesligë

Chelsea pritet që të jetë një nga skuadrat më aktive në merkaton e kësaj vere. Klubi londinez pas një ndalimi prej gati dy vitesh, është gati për të bërë investime të mëdha në futbollistë me shumë prespektivë, por edhe do të sakrifikojë disa të njohur.

“The Sun” raporton se së fundmi është mësuar nga burime brenda klubit londinez se në verë mund të largohen N’Golo Kante dhe Jorginho. Havertz dhe Timo Werner janë dy synimet e mëdha në merkato, por për ta do të jetë e nevojshme që të investohet një shifër më e madhe se 100 milionë euro.

Një pjesë e madhe e kësaj shumë mund të sigurohet pikërisht nga shitja e Kante dhe Jorginhos. Për yllin e Leipzig është arritur një marrëveshje paraprake me futbollistin para disa ditësh, ndërkohë që për talentin e Leverkusenit duhet fituar konkurrenca e ashpër e klubeve të mëdha europiane. Ai ka një klauzolë largimi që arrin në 85 milionë euro, ndaj dhe nuk do të jetë aspak e thjeshtë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP