Chelsea shmang turpërimin, fiton pas 120 minutash ndaj ekipit të ligës së tretë (VIDEO)
Chelsea ka arritur që të shmangë turpërimin në FA Cup, duke fituar vetëm pas 120 minutash ndaj Plymouth, ekip i ligës së tretë. Yjet e ekipit londinez edhe pse nuk u kursyen nga Tuchel, fituan në shifrat 2-1.
Do të ishin miqtë që do të kalonin fillimisht në avantazh që në minutën e 8-të me Gillesphey, por Chelsea u kundërpërgjigj në fundin e pjesës së parë me Azpilicuetan.
Koha e rregullt nuk do të prodhonte më gol, ndërkohë që në fundin e shtesës së parë pas një aksioni model, Blutë e Londrës realizuan golin e kualifikimit me Marcos Alonson. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

