Chelsea shmang turpërimin me një përmbysje epike nga West Brom (VIDEO)
Chelsea ka shmangur turpërimin ndaj West Bromëich Albion, duke arritur një barazim 3-3 me përmbysje. Sfida nisi me një gabim i Marcos Alonso, teksa vendasit e shfrytëzuan maksimalisht, duke shënuar golin e parë me anë të irlandezit Callum Robinson.
Në minutën e 25-të ishte radha e mbrojtësit veteran brazilian Thiago Silva që t’u bënte një dhuratë vendasve, pasi gaboi në marrjen e një topi dhe Robinson përfitoi maksimalisht, duke dyfishuar shifrat. Dhuratat nuk përfunduan këtu, pasi dy minuta më vonë Bartley harrohet në zonë dhe arrin të mposhtë për herë të tretë portierin Caballero.
Chelsea në pjesën e dytë kishte një ritëm të frikshëm. Në minutën e 54-t është Mason Mount shënoi një gol të bukur nga distanca, që shtangu portierin Johnstone, ndërkohë që në të 70-ën ishte Hudson-Odoy që kombinoi bukur me Havertz dhe rihapi takimin. Pas shumë tentativave, goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e tretë shtesë dhe u shënua nga sulmuesi i talentuar Tammy Abraham. Pas 3 javëve të para, londinezët e Lampard kanë vetëm 4 pikë në tabelën e renditjes.
KOHA JONË SONDAZH

