Chelsea transferon lojtarin e Wolves për 60 milionë euro

Chelsea ka arritur një marrëveshje me Wolves për Pedro Neto, i cili do të transferohet te Blutë e Londrës për 60 milionë euro, plus 3 milionë si bonus.

Menaxheri i Neto-s, Mendes, ka arritur marrëveshjen me Chelsea-n për kushtet e kontratës të futbollistit. Tani pritet vetëm që lojtari të zhvillojë vizitat mjekësore, me Wolves që duket se do ta zëvendësojnë Neto-n me Carlos Forbes të Ajax-it.

Neto ka bërë vetëm 51 paraqitje në Premier League gjatë tre sezoneve të fundit për shkak të shumë dëmtimeve. Blutë e Londrës në këtë mënyrë forcojnë dhe më shumë ekipin, që është në rindërtim me Maresca-n.

SHKARKO APP