Chiellini 3 propozime shokëve të ekipit për redukimin e pagave

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini ka thirrur skuadrën për të ndërmarrë një veprim, në një moment shumë të vështirë për Italinë dhe futbollin, lidhur me emergjencën e koronavirus. Mbrojtësi pas një konfrontimi me presidentin e Juventus Andrea Agnelli e drejtorin sportiv Fabio Paratici, ka avancuar tre propozime për të reduktuar pagesën e për të ndihmuar në këtë mënytë klubin.

Në kampin bardhezi po studiohet një zgjidhje e brendshme në pritje të normativave në planin kombëtar. Sipas asaj që bën të ditur ‘Gazzetta dello Sport’, janë tre opsionet në dispozicion të lojtarëve, që duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre brenda fundit të muajit.

Zgjedhja e parë parashikon pagesën e muajit mars, pastaj pezullimin e pagave deri kur të rikthehet të luhet. Nëse do të rinisë loja, pjesa e pagës për periudhën e luajtur do të ngrijë e do të paguhet më vonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Varianti i dytë parashikon heqjen dorë nga një rrogë në dy muaj, ose dy në katër, nëse kampionati ndërpritet përfundimisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Opsioni i tretë parashikon heqjen dorë nga një muaj e gjysmë pagesë, pavarësisht se çfarë rrjedhe merr sezoni. Në fund të muajit do të vijë vendimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?