Chiellini 4 javë jashtë fushave të lojës, humbet disa duele të rëndësishme

Dëmtimi i Chiellinit ka rezultuar më i rëndë se sa mendohej. Mbrojtësi zhvilloi vizitat dhe sipas asaj që raporton vetë klubi, ai ka pësuar një dëmtim në pulpën e majtë, por që është i shkallës së ulët.

Mbrojtësi pritet që të qëndrojë jashtë për 3 ose 4 javë sipas mediave italiane. Për rrjedhojë, Allegri nuk mund ta ketë në dispozicion italianin të paktën për sfidën nga Sassuolos në Kupën e Italisë dhe Atalantës në Serie A.

Chiellini do të mungojë gjithashtu edhe në derbin e qytetit kundër Torinos, si dhe në sfidën e parë kundër Villarreal në Champions League. Gjithsesi Juventus ka dhe Ruganin që mund të jetë një alternativë e mirë në prapavijë si dhe Danilon që luan mjaft mirë dhe si qëndërmbrojtës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?