Chiellini e mbyll me Italinë në “Wembley”, por me Juven ende nuk ka vendosur

Aventura e Giorgio Chielliniet me Kombëtaren Italiane që do të përfundojë pas finales së madhe kundër Argjentinës. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë mbrojtësi pas sfidës ndaj Sassuolos.

“Është normale që në moshën 38-vjeçare të ndalosh për të kuptuar si po shkojnë gjërat. Nëse jam mirë, do të luaj dhe do të përshëndetem me kombëtaren në Wembley, ku arrita edhe majat e karrierës time. Do të jetë diçka e madhe të përshëndetem me fanellën e kaltër në një ndeshje feste si ajo kundër Argjentinës. Për mua do të jetë ndeshja e fundit me Italinë, jam i sigurt. Le t’i lëmë hapësira djemve të rinj që janë të mirë”.

Kombëtarja italiane do të përballet më 1 qershor me Argjentinën në edicionin e parë të “Finalissima”, kupë e krijuar nga UEFA ku do të përballen fituesit e Europianit dhe kampionët e Kupës së Amerikës Jugore. Ai gjithashtu në fjalën e tij hodhi hije dyshimi për sa i përket të ardhmes edhe me fanellën e Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fillimisht do të presim të arrijmë vendin e katërt e më pas të luajmë finalen e Kupës së Italisë. Më pas do të bisedoj me dy familjet e mia, atë në shtëpi dhe atë në fushë se çfarë do të bëjmë vitin e ardhshëm”, shtoi mbrojtësi i bardhezinjve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?