Chiellini rinovon me Juven: Dua të ngre të tjerë trofe!
Rinovimi i kontratës së Chiellinit me Juventusit është thjeshtë një formalitet. E tha fillimisht presidenti Agnelli, tashmë e konfirmon edhe vetë mbrojtësi italian. Nga në Livorno, ku u shpërblye nga kryebashkiaku i qytetit të tij për triumfin në Euro 2020, shpjegoi se ai është gati të kthehet në stërvitje.
“Më duhen edhe disa ditë pushim për të të marrë veten, por të hënën do të jem i lumtur të rinisem përsëri në Torino. Kampion i Euopës? As që e ëndërroja ngritjen e kupës si kapiten i ekipit kombëtar.
Ne jemi të kënaqur të luajmë futboll në qytetin tonë, por këtu kemi shkuar përtej ëndrrës më të bukur. Dua të ngre disa kupa të tjera, sepse oreksi vjen duke ngrënë.”, deklaroi Chiellini.