Chiellini zyrtarizon lamtumirën nga Juventusi pas 17 viteve
Giorgio Chiellini do të largohet nga Juventusi pas 17 vitesh. Lajmin e konfirmoi vetë qendërmbrojtësi, me anë të një postimi në Instagram. Me fanellën bardhezi, 37-vjeçari fitoi 9 tituj kampion radhazi si dhe 5 kupa Italie që nga viti 2005, kur lojtari u transferua nga Fiorentina.
Të hënën, Chiellini do të luajë ndeshjen e fundit në Juventus Stadium, ku do të përshëndetet dhe me tifozët bardhezi. 3 javë më parë, mbrojtësi njoftoi tërheqjen dhe nga kombëtarja italiane pas finales së madhe me Argjentinën, e programuar në 1 qershor, në Wembley.
KOHA JONË SONDAZH

