Chivu: Bodo/Glimt është skuadër që të hap probleme!
Pas shortit të fazës play-off të Champions League, që vendosi përballë Interin me norvegjezët e Bodo/Glimt, trajneri zikaltër Cristian Chivu ka reaguar menjëherë duke theksuar se përballja nuk duhet nënvlerësuar. Tekniku i Interit e cilësoi këtë duel si një sfidë me rreziqe të shumta, duke kujtuar paraqitjet e forta të Bodo/Glimt në fazën e parë të kompeticionit.
“Të gjitha ndeshjet e Champions League fshehin kurthe dhe vështirësi,” u shpreh Chivu. “Bodo/Glimt është një skuadër që ka treguar në këtë fazë të parë se di t’u krijojë probleme klubeve të rëndësishme, si në shtëpi ashtu edhe në transfertë.”
Interi shihet si favorit për kalimin e turit, por paralajmërimi i Chivu tregon se stafi teknik kërkon përqendrim maksimal, sidomos për faktin se norvegjezët janë një ekip i organizuar dhe i rrezikshëm në të dyja fazat e lojës.
KOHA JONË SONDAZH

