Chivu e nis me barazim, Interi ndalet ndaj skuadrës së Sergio Ramos (VIDEO)

Interi i drejtuar nga trajneri Cristian Chivu e ka nisur me një barazim aventurën zikaltër, duke u ndalur 1-1 kundër skuadrës meksikane Monterrey. Pas disfatës në Mynih, skuadra italiane duhet të kënaqet me një pikë ndaj një kundërshtari jo shumë të vështirë.

Golin e epërsisë për meksikanët e realizoi Sergio Ramos, por reagimi erdhi nga i zakonshmi Lautaro Martinez, që riktheu baraspeshën. Gjatë 90 minutave, argjentinasi dhe shokët e skuadrës treguan më shumë cilësi dhe dominuan ndeshjen, por dështuan të konkretizojnë shumë raste të pastra për gol.

Në pjesën e dytë, trajneri Chivu tentoi të ndryshojë fatin e sfidës duke futur në lojë afrimet e reja, Luis Henrique dhe Sucic, si dhe me një risi taktike: kalimin në skemën 3-4-2-1. Megjithatë, kjo lëvizje nuk solli efektin e dëshiruar, përkundrazi, skuadra humbi qartësinë në lojë dhe nuk arriti të ndryshojë rezultatin. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
LAUTARO replica a RAMOS, pari alla prima di CHIVU | Monterrey-Inter 1-1 | FIFA CWC | DAZN Highlights

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?