Chivu kalon Mourinhon dhe Inzaghin, vetëm Spalleti më mirë se ai
Marrja e drejtimit të Interit pas përfundimit tragjik të sezonit të kaluar nuk ishte aspak detyrë e lehtë, veçanërisht për një trajner pa përvojë në nivelet më të larta. Megjithatë, Cristian Chivu ka mjaftuar vetëm pesë muaj për të fituar besimin e të gjithëve, nga lojtarët, të cilët janë “rilindur” siç tha Niccolò Barella, deri te tifozët, që fillimisht kishin pritur me skepticizëm ish-mbrojtësin rumun në pankinën zikaltër.
Falet rezultateve në fushë, Chivu ka arritur të rikthejë entuziazmin në ambientin interist, duke u bërë një figurë e dashur dhe e respektuar në dhomat e zhveshjes dhe jashtë saj.
Fitorja në Bruksel ndaj Union Saint-Gilloise ishte e shtata radhazi për Interin në të gjitha kompeticionet, një ecuri që e vendos skuadrën mes më të mirave në Europë. Në dhjetë ndeshjet e para në Serie A dhe Champions League, Chivu ka regjistruar 8 fitore dhe vetëm 2 humbje, me një mesatare prej 2.4 pikësh për ndeshje.
Kjo ecuri e vendos atë përpara shumë emrave të mëdhenj që kanë drejtuar Interin ndër vite. Që nga sezoni 2004/05 (kur kampionati kaloi në formatin me 20 skuadra), vetëm Luciano Spalletti ka bërë më mirë, në sezonin 2017/18, ai kishte mbledhur 26 pikë në 10 ndeshjet e para, megjithëse Interi nuk merrte pjesë në kupat evropiane.
Në atë nivel rendimenti janë arritur edhe Leonardo (2011) dhe pak më poshtë José Mourinho e Simone Inzaghi, me një mesatare prej 2.2 pikësh në dhjetë ndeshjet e para. Pas fitoreve në Romë dhe Bruksel, Interi përgatitet për ndeshjen e tretë radhazi jashtë fushe, përballjen me Napolin.

KOHA JONË SONDAZH

