Chivu merr vlerësimin si trajneri më i mirë në Rumani: Je gjithmonë nën presion si teknik!

Cristian Chivu ka mbyllur një vit të jashtëzakonshëm në karrierën e tij si trajner. Teknikut të Interit i është akorduar çmimi si trajneri më i mirë rumun i vitit, një vlerësim që kurorëzon një rrugëtim intensiv dhe plot kthesa në Serie A.

Pas një pune të shkëlqyer te Parma, ku mori një skuadër në vështirësi dhe e çoi drejt mbijetesës, Chivu u gjend përballë sfidës më të madhe: drejtimin e Interit, duke zëvendësuar Simone Inzaghin pas finales së Champions League kundër PSG-së.

Në një intervistë për Gazeta Sporturilor, Chivu ka rrëfyer një verë aspak të qetë. Qëndrimi i tij te Parma dukej i sigurt, madje palët po negocionin rinovimin e kontratës, por gjithçka ndryshoi papritur. “Do të kisha qëndruar te Parma, ishim në fazë rinegocimi. Por Interi ndërhyri pasi Simone Inzaghi u largua dhe unë pata fatin të emërohesha trajner këtu”, ka treguar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brenda pak ditësh, jeta profesionale e Chivut ndryshoi rrënjësisht. Rikthimi në Inter, këtë herë si trajner, solli emocione, por edhe një presion të vazhdueshëm. “Nuk ke kurrë qetësi, je gjithmonë nën presion për rezultatet. Luhet çdo tre ditë dhe nuk ke as kohë për t’u stërvitur. Si lojtar e kam përjetuar diçka të ngjashme, tani po e jetoj si trajner”, ka përfunduar Chivu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?