Chivu nis aventurën tek Interi: Gati për tu rikthyer në majë!
Pas dy ditësh testime fizike, Interi ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri në qendrën stërvitore të Appiano Gentile, ku në seancën e pasdites pritet të jetë i pranishëm edhe trajneri i ri i kombëtares italiane, Rino Gattuso. Trajneri i ri i zikaltërve, Cristian Chivu, ka mbajtur konferencën e tij të parë për shtyp, duke prezantuar projektin dhe ambiciet për sezonin e ardhshëm.
“Po rikthehemi me frymën e duhur për të qenë kompetitivë. Objektivat janë të njëjtët: të jemi në krye dhe të luftojmë për trofe. Do të jemi agresivë, vertikalë dhe fleksibël. Duam të përshtatemi sipas momentit të ndeshjeve dhe sezonit, pa humbur identitetin tonë.”
Calhanoglu? Jam i lumtur që është rikthyer në gjendje të mirë. Ka punuar shumë dhe është gati për të dhënë kontributin e tij.
Kampionati prioritet? Nuk kemi nevojë për revanshe, por për vazhdimësi. Kemi detyrimin të qëndrojmë në majë, në Itali dhe në botë.
Për finalen e humbur të Champions-it? Ka qenë një plagë e rëndë, por ky grup është i pjekur dhe e ka kaluar. Duhet të mësojmë prej saj dhe ta kthejmë në motivim”, deklaroi Chivu.
KOHA JONË SONDAZH

