Chivu para debutimit me Interin: Të drejtoj këtë skuadër më jep diçka speciale

Të hënën në mbrëmje, në San Siro, Cristian Chivu do të bëjë debutimin e tij si trajner i Interit në ndeshjen e parë të kampionatit. Ish-mbrojtësi zikaltër, që ka shkruar histori me klubin si lojtar, po përgatitet për këtë sfidë me qetësi dhe përkushtim maksimal.

“Nuk dua të flas për emocionet e mia, jam i mirë t’i fsheh dhe të mos i ndjej (qesh) – u shpreh Chivu për SportMediaset. – Të drejtoj skuadrën me të cilën kam kaluar kaq shumë vite dhe kam fituar shumë më jep diçka më tepër. Por përgjegjësia që ndiej për këtë punë do të më ndihmojë t’i mbaj nën kontroll emocionet. Prioriteti ynë është të ruajmë të njëjtën mentalitet dhe qasje, duke qenë të vetëdijshëm se çfarë do të thotë të veshësh fanellën e Interit: këtu ka pritshmëri, pasion dhe dashuri të madhe”.

Trajneri rumun foli edhe për Bonny, sulmuesin e ri të transferuar gjatë verës: “Është një djalë i thjeshtë dhe shumë i motivuar për t’u rritur. Ka kuptuar menjëherë se ndodhet në një realitet të madh dhe ka nisur të punojë fort që nga dita e parë, duke u vënë në shërbim të grupit. Të jesh pranë kampionëve të vërtetë të ndihmon të rritesh shumë më shpejt”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Debutimi i Chivut pritet me shumë interes nga tifozët zikaltër, të cilët shpresojnë që ish-mbrojtësi i tripletës historike të përcjellë shpirtin fitues edhe nga pankina dhe të udhëheqë skuadrën drejt një sezoni plot suksese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?