Chivu para derbit: Dua t’u dhurojmë një të hënë të qetë për tifozët tanë!

Pas pauzës së kombëtareve, Interi rikthehet në skenë me sfidën më të nxehtë të sezonit: derbin ndaj Milanit. Trajneri Cristian Chivu, që pritet t’i ketë nga minuta e parë Thuram dhe Lautaro Martínez, foli në konferencë për shtyp duke bërë një panoramë të gjendjes së ekipit dhe rëndësisë së këtij dueli.

“Është një ndeshje që e sheh gjithë bota. E dimë çfarë përfaqëson për tifozët tanë dhe duam t’u dhurojmë një të hënë pa tallje nga miqtë milanistë. Duhet të bëjmë gjithçka për të marrë tre pikët,” tha ai. Tekniku e konsideron sfidën të veçantë, por nënvizoi se qasja profesionale mbetet e njëjtë. “Janë gjithmonë tre pikë në lojë, edhe pse pritshmëritë janë të mëdha. Derbi nuk ka favorite, fillon gjithmonë nga 0-0.”

Në lidhje me mundësinë për të marrë një kontroll të hershëm të kampionatit, Chivu u shpreh se renditja është ende e ngushtë dhe sezoni i gjatë. “Duhet të futemi në fushë me vendosmëri dhe përqendrim, pavarësisht kundërshtarit.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Chivu theksoi se edhe pse e ka përjetuar derbin si lojtar, tashmë për të çdo ndeshje është “si e para”. Ai kërkoi qetësi dhe maturi: “Atmosfera përpara derbit shpesh është e mbingarkuar. Dua një ndeshje të bukur, që të shërbejë edhe si reklamë për futbollin italian.”

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur për aktivizimin e dyshes sulmuese, trajneri shmangu komentet taktike, ndërsa për Lautaron pati vetëm vlerësime: “Është një sulmues i kompletar, ndër më të mirët në Itali dhe jashtë saj. Ka instinkt, agresivitet dhe është shembull për ekipin.”

Chivu pranoi cilësitë e Milanit si në hapësirë, ashtu edhe në lojën e ngushtë, por theksoi se Interi nuk do të ndryshojë parimet e veta. “Gjatë ndeshjes gjithçka mund të marrë kah tjetër. Duhet fleksibilitet, përvojë dhe aftësi për të lexuar momentet.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?