CIES publikon raportin vjetor: Amir Rrahmani në Top 5 mbrojtësit më të mirë në botë, i pari në Serie A

Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES) ka publikuar raportin përfundimtar të sezonit 2024-2025, duke renditur futbollistët më të mirë në botë sipas pozicioneve në fushë, bazuar në një analizë të detajuar të 60 kampionateve në mbarë globin.

Ndër emrat më të spikatur është kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili ka marrë një indeks prej 86.2, duke u renditur i katërti në botë mes mbrojtësve qendrorë dhe i pari në Serie A. Paraqitjet e tij të shkëlqyera me fanellën e Napolit kanë qenë vendimtare për suksesin e ekipit dhe ruajtjen e stabilitetit në prapavijë gjatë gjithë sezonit.

Në majën e listës për mbrojtësit qendrorë qëndron ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk, i ndjekur nga Aurelien Tchouameni i Real Madridit – i cili shpesh operon edhe si mesfushor – dhe William Saliba i Arsenalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti i CIES merr parasysh gjashtë aspekte thelbësore të lojës:

Swiss Digital Mobile Reklama

Duelet ajrore

Mbrojtja në tokë

Shpërndarja e pasimeve

Avancimi me topin

Krijimi i rasteve për gol

Finalizimi

Mohamed Salah i Liverpoolit regjistron indeksin më të lartë të përgjithshëm për sezonin, duke lënë pas dy talentët e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Pedri Gonzalez. Liverpool dominon gjithashtu në repartin mbrojtës, me Trent Alexander-Arnold që prin për mbrojtësit e djathtë, përkrah Van Dijk.

Në mesfushë, Florian Wirtz i Bayer Leverkusen udhëheq listën për mesfushorët ofensivë, ndërsa në sulm, Kylian Mbappe qëndron në krye të renditjes përpara suedezit Viktor Gyökeres, që spikati këtë sezon me golat e tij.

Ky raport i detajuar konfirmon jo vetëm vlerat e lojtarëve më të njohur, por edhe ngritjen e figurave nga vende më të vogla, siç është rasti i Rrahmanit, i cili vazhdon të shkëlqejë në futbollin elitar europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?