Cigare, polemika dhe magjitë në fushë: Një brazilian kujton “ninxhën”

Radja Nainggolan është një futbollist dhe karakter i veçantë. Mesfushori ka provuar të luajë me skuadra si Roma dhe Inter, ndërsa verën e kaluar u rikthye te Cagliari, klub në të cilin shpërtheu. Edhe pse njihet is një përdorues i rregullt i cigares, “Ninxha” jep gjithçka në fushën e lojës dhe është gjithmonë gati për të ndihmuar shokët e skuadrës.

Kjo e bën shumë të dashur për tifozët dhe për ata me të cilët ka luftuar në fushën e blertë. Leondro Castan e njeh mirë dhe e vlerëson shumë. Të dy kanë luajtur së bashku te Roma, teksa mbrojtësi brazilian, aktualisht pjesë e Vasco da Gama, flet në këtë mënyrë për Goal në lidhje me belgun. “Nainggolan kishte ardhur nga Cagliari dhe dija pak për të në atë periudhë.

Ishte ndeshja e tij e parë me Romën dhe e pashë të driblonte një kundërshtar me shumë klas. Që prej atij momenti e kuptova se ishte një lojtar shumë i rëndësishëm.  Ai është një futbollist i shkëlqyer, por, për fat të keq, i është dashur të merret me shumë polemika.

Swiss Digital Desktop Reklama

Largohej nga dhomat e zhveshjes për të pirë një cigare, e bënte bashkë me një ndihmës trajner. Bënte gjërat që i pëlqenin dhe nuk e vriste trurin se çfarë mendonin njerëzit. Gjithsesi, në fushë përgjigjej gjithmonë kur ishte nevoja. Ka qenë fantastike të luaje në një skuadër me të”, deklaron Leandro Castan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?