FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çikalleshi – Eto’o, dyshja që Antalyaspor po e mendon për sulmin

Pas Akhisarit, skuadra ku sulmuesi Sokol Çikalleshi shkëlqeu në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, interes për shërbimet e tij ka shfaqur edhe ekipi i Antalyaspor.

Mediat turke bëjnë të ditur se qendërsulmuesi i Kombëtares Shqiptare kërkohet nga skuadra ku aktualisht luan një yll si Samuel Eto’o.

Te Antaliaspori ka lindur nevoja për një sulmues pas dëmtimit të francezit Jeremy Menez dhe turkut Denis Yilmaz dhe klubi nga kryeqyteti ka hyrë menjëherë në tratativa me Basaksheirin, klubin që zotëron kartonin e Çikalleshit, për ta transferuar 27-vjeçarin në Antalia, shkruan PanoramaSport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast mos gjetje të një akordi për blerjen e kartonit, nuk përjashtohet mundësia e një huazimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ditët e ardhshme pritet të përcaktohet dhe e ardhmja e bomberit kavajas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?