Cikalleshi i fal golin kundërshtarit, ja episodi i veçantë në Turqi (VIDEO)

Skuadra e Cikalleshit dhe e Çekiçit në Turqi, Konyaspor, është bërë protagoniste e një rasti të rrallë, ku i ka lejuar një gol ekipit kundërshtar. Konyaspor shënoi golin e avantazhit në momentin që njëri prej lojtarëve kundërshtarë ishte dëmtuar dhe ishte i shtrirë në tokë.

Për të rikthyer drejtësinë në fushë, vendasit u falën golin e barazimit miqve të Vanspor në aksionin pasardhës siç mund ta shikoni edhe në video. Konyaspor u kualifikua në raundin tjetër të Kupës së Turqisë pasi arriti të fitonte me shifrat 3-1 në këtë ndeshje.

Ziraat Türkiye Kupası'nda Büyük Centilmenlik Örneği  Konyaspor 1 - 1 Vanspor 02.12.2021

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?