Cikalleshi i frikshëm, shënon dy super gola në Turqi (VIDEO)

Sokol Cikalleshi nuk di të ndalet në Kupën e Turqisë. Sulmuesi i kombëtares sonë vijon që të shënojë rregullisht në këtë kompeticion, teksa në ndeshjen që po luhet aktualisht ndaj Kasimpasa, ka shënuar dy gola brenda 50 minutash.

Sulmuesi shqiptar fillimisht në minutën e 41-të ka shfrytëzuar më së miri një krosim nga ana e majtë e sulmit dhe me kokë ka fluturuar duke gjetur edhe kohën topin dhe më pas e ka shtyrë në rrjetë.

Më pas sulmuesi i kombëtares sonë në minutën e 50-të shënoi një super gol, teksa me një parabël të rrjetë ia ka kaluar topin mbi kokë në mënyrë të befasishme portierit kundërshtarë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?