Çikalleshi i jep fitoren Konyaspor, protagonist në fitoren 0-1 ndaj Siavspor
Sokol Çikalleshi u ka fituar zemrat tifozëve të Konyaspor dhe këtë nuk e ka bërë vetëm me golin e djeshëm kundër Sivaspor, që i dha tre pikët në transfertë skuadrës së tij.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka befasuar të gjtihë tifozët e skuadrës së tij duke folur edhe turqisht pas ndeshjes e mes të tjerave deklaroi: “Këtë herë nuk dua një përkthyes”.
”Do të flas turqisht këtë herë, fituam ndaj një kundërshtari të fortë si Sivaspori, i cili është një ekip shumë i fortë. Fituam me golin që shënova unë, pro e gjithë skuadra dha gjithcka në fushë. Jam shumë i lumtur që shënova golin e fitores”,-mbylli deklaratën e tij sulmeusi kavajas.