Cikalleshi: I lumtur që shënova i pari në stadiumin e ri!
Sokol Cikalleshi ishte protagonist në fitoren 3-1 ndaj Kazakistanit, duke shënuar golin e parë. Sulmuesi kavajas pas ndeshjes u shpreh i lumtur pirg golin, ndërkohë që dha një koment edhe për mungesën në grumbullimin e muajit të kaluar.
“E dinim që Kazakistani do mbyllej dhe do ishte e vështirë derisa të shënonim. Më vjen mirë që shënova i pari në këtë stadium të bukur, Kemi bërë vetëm gjysmën e punës. Çdo herë që jam në kombëtare është kënaqësi, kishte dy muaj që nuk isha. Gjithmonë dua të jem në fushë dhe të ndihmoj ekipin. Gjithmonë më mungon kombëtarja. U bë një kohë e gjatë që jam në kombëtare dhe nuk është se mund ti jap njeriu mesazh aq më tepër trajnerit. Kemi sulmues shumë të mirë, shpeshherë edhe jemi kritikuar dhe kur humbin ne kemi më shumë peshë. Por, në luajmë në grup, jemi një grup i mirë dhe trajneri i ka zgjedhjet në mendje. As unë dhe as të tjerët nuk japin mesazhe se ne jemi profesionistë.
Goli në minutën 16-të si dhe numri në fanellë? Diçka shumë interesante që kam shënuar në minutën e 16-të, besoj do ngeli në histori.
Pse mungove në tetor? Në ndeshjet e kaluar kanë qenë shumë lojtarë të rinj dhe trajneri kishte synimet e tij. Si unë dhe të tjerët e dimë. Mendoj që duke qenë se në grupin tonë përveç Bjellorusisë, të tjerët janë nën nivelin tonë, trajneri ka marrë të rinjtë për të provuar. Por, ju e dini shikoni që në krahasim më parë ka pasur shumë element, kanë treguar se janë gati për t’u integruar. Por, unë jam gati”, u shpreh Cikalleshi.