Cikalleshi i papërmbajtshëm, shënon super gol në Turqi (VIDEO)

Sokol Cikalleshi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionatin turk, me fanellën e Akhisarspor, në sfidën ndaj Adana Demirsport. Ky është goli i dytë radhazi dhe i 8-ti në kampionat për sulmuesin kavajas, i cili duket se po rigjen formën e dikurshme.

Në minutën e 29-të, pas asistit të Dizam nga e majta, Cikalleshi fort dhe saktë në hyrje të zonës me të majtën, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.

SHKARKO APP