Cikalleshi në super formë, shënon dopietë me Konyasporin (VIDEO)

Sokol Cikalleshi është rikthyer titullar te Konyaspor. Pas problemeve fizike sulmuesi kuqezi ka rifituar pozicionin e tij në sulm dhe sot ia shpërbleu trajnerit me dy gola shumë të rëndësishëm.

Kujtojmë që Konyaspor për herë të parë në histori mund të kualifikohet në zonën Champions dhe kjo falë golave edhe të Cikalleshit që sot realizoi dopietë duke përmbysur rezultatin në 3-2 në transfertën me Kayserispor.

Vendasit shënuan 2 herë në pjesën e parë por në të dytën Cikalleshi fillimisht barazon në 2-2 ndeshjen dhe më pas arrin falë një asisti nga Çekiçi të shënojë dhe golin e fitores e të dytin personal në këtë sfidë delikate. Për sulmuesin shqiptar ky është goli i nëntë sezonal në Superligën turke.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?