Cikalleshi nuk di të ndalet, shënon sërish në Turqi për Konyasporin (VIDEO)

Sokol Cikalleshi është duke kaluar një formë fantastike në kampionatin turk të futbollit. Pas dygolëshit të para disa ditëve në përmbysjen e madhe ndaj Malatyaspor, sulmuesi i Kombëtares ka gjetur sërish rrugën e rrjetës.

Bomberi kavajas kësaj herë ndëshkoi ish-ekipin e tij Basaksehir, në sfidën që u mbyll në barazim 1-1. Cikalleshi gjeti rrugën e rrjetës me kokë pas asistit të shqiptarit tjetër Zymer Bytyqi, duke kaluar përkohësisht në avantazh Konyasporin. Vendasit barazuan shifrat me Ba 5 minuta nga fundi.

https://twitter.com/i/status/1367123008029097997

 

SHKARKO APP