Cilësohet si një nga më të mirët në botë, por Guardiola prej 11 vitesh është dështim në Champions

Pep Guardiola është cilësuar si një prej trajnerëve më të mirë, por ecuria e tij në Champions League prej 11 vitesh nuk është se ka qenë shumë pozitive. Përveç dy triumfeve me Barcelonën, në sezonet 2008–09 dhe 2010–11, gjeniu i tiki-takas ka përjetuar zhgënjime të mëdha.

Seria negative nisi më 20 prill 2010, në gjysmëfinalen Inter-Barcelona. Maicon e Milito në harkun e 13 minutave, i dhanë zikaltërve suksesin 3-1, që ishte vendimtar, duke qenë se katalanasve nuk u mjaftoi fitorja 1-0 në ndeshjen e kthimit.

Më 29 prill 2014, në krye të Bayern Munchen, Guardiola u eliminua nga Real Madrid. Pas humbjes 1-0 në Madrid, bavarezët u thyen 4-0 edhe në shtëpi.  Një vit më pas, më 12 maj 2015, Bayern u eliminua në gjysmëfinale nga Barcelona. Dy gola nga Leo Messi dhe rrjeta e Neymar në ndeshjen e parë bën të pavlefshme fitoren 3-2 të Guardiolës në sfidën e kthimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 4 prill 2018, këtë herë në stolin e Manchester City, trajneri u dorëzua në çerekfinale përballë Liverpool. Pas fitores në ndeshjen e parë, në takimin e kthimit “The Reds” shënuan tre gola nga minuta e 12-të deri në të 31-ën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?