City 200 milionë euro për merkato, ja synimi kryesor i Guardiolës

Manchester City ka vendosur në dispozicion 200 milionë euro për t’i shpenzuar në merkato gjatë kësaj vere. Pas fitimit të betejës me UEFA-n në CAS, drejtuesit e klubit anglez i kanë dhënë një çek të bardhë trajnerit Guardiola për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm me trajnerin spanjoll që ka piketuar disa objektiva dhe më i rëndësishmi është mbrojtësi austriak i Bayern Munich David Alaba me të cilin ka punuar gjatë periudhës që ka drejtuar bavarezët.

Guardiola ka punuar edhe më parë me anësorin e majtë dhe duke patur parasysh edhe faktin që Mendy nuk bind në këtë pozicion të fushës, Guardiola është i gatshëm ta bëjë një sakrificë për të bindur Alaban të pranojë ofertën e Citiziens. Për sa i përket sulmit dëshira më e madhe e Guardiolës është Lautaro Martinez i Interit, por për të do të jetë e vështirë arritja e një marrëveshje për shkak të rivalitetitetit të Barcelonës.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?