City barazon rekordin e United në Champions, 25 ndeshje pa humbje
Thyerja e rekordeve është bërë një gjë e zakonshme për Manchester City dhe Pep Guardiolën. Klubi anglez kaloi me lehtësi përballjen ndaj Slovan Bratislavës 4-0 të martën, duke çuar në 25 numrin e ndeshjeve pa humbje në Ligën e Kampionëve dhe duke barazuar rekordin e të gjitha kohërave.
Ata kanë barazuar rekordin e rivalëve të tyre më të mëdhenj, Manchester United. City nuk njeh humbje humbur tani që nga disfata dramatike 3-1 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Real Madridit në maj 2022. Që nga ajo kohë, klubi fitoi trofeun e famshëm për herë të parë, por humbi me penallti ndaj “Los Blancos” në përballjen e fundit.
Rekordi i United u shtri përgjatë sezoneve 2007/08 dhe 2008/09. City do të ketë shansin për të thyer rekordin kur të përballet me Spartën e Pragës në Etihad Stadium më 23 tetor.