City befason Realin, bën gati 114 milionë euro për Haaland
Manchester City e a seriozisht për Erling Haaland. Fenomeni norvegjez i Borussia Dortmund është objektivi numër një i klubit anglez, që kërkon një zëvendësues për 32-vjeçarin, “Kun” Aguero, i cili është në fundin e kontratës.
Haaland ka një klauzolë prej 77 milionë eurosh, që është e vlefshme deri në verën e vitit 2022. City, sipas asaj që shkruan “The Mirror” është gati që të paguajë 114 milionë euro që këtë verë.
Në ekipin ku ka luajtur i ati Alf-Inge nga 2000 deri në 2003, 20-vjeçari do të përfitojë një kontratë faraonike m 500 mijë euro në javë. Guardiola kërkon një bomber që t’i garantojë shumë gola, teksa tashmë ka blinduar mbrojtjen. /R.Lika-Koha Jone/