City bën detyrën në Carabao Cup, mund me lehtësi Brentfordin

Manchester City ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Carabao Cup, pas fitores 2-0 ndaj Brentford në “Etihad”, në një përballje mes dy ekipeve të Premier League.

Skuadra e Pep Guardiolës zhbllokoi ndeshjen para pushimit falë një supergoli të Rayan Cherki, ndërsa fitorja u vulos në pjesën e dytë nga Savinho, gjuajtja e të cilit u devijua dhe i dha fund shpresave të Brentford për rikthim.

Me këtë sukses, City, tetë herë fitues i trofeut, futet në shortin e gjysmëfinaleve me ndeshje vajtje-ardhje, që do të zhvillohen në muajin janar, dhe mban gjallë shanset për të arritur finalen e parë të EFL Cup që nga viti 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?