City bën gati 40 milionë euro për 18-vjeçarin e Pameiras

Manchester City po përgatit një ofertë prej 40 milionë eurosh për Vitor Reis që luan për Palmeiras. Mbrojtësi 18-vjeçar konsiderohet si një nga lojtarët e rinj më premtues në Amerikën e Jugut dhe ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha europiane.

Palmeiras ka vendosur çmimin 30 milionë euro për kartonin e tij, por City është i gatshëm të paguajë deri 40 milionë euro duke përfshirë në marrëveshje edhe bonuse të tjera që mund ta bëjnë më të lehtë negocimin mes palëve.

Reis do të jetë një bast i fortë për Guardiolën, i cili e ka kërkuar me ngulm, por ende nuk dihet nëse do përfshihet direkt në ekipin e parë të “Qytetarëve” apo do huazohet për të marrë më shumë përvojë diku tjetër.

SHKARKO APP