City bën një arritje historike, ka fituar më shumë se United në sezonin e fundit

Manchester City bën një parakalim historik ndaj rivalëve të qytetit, Manchester United. Këtë herë nuk bën fjalë për trofe, por sa i përket aspektit financiar. Për herë të parë, skuadra e “qytetarëve” ka arritur që të përfitojë më shumë para brenda sezonit 2020-2021, duke arritur shifrën e 683 milionë eurove.

Kjo ishte një rritje me 19 për qind nga sezoni paraardhës, ndërkohë që United pësoi një rënie prej 20 milionë eurosh. 592 milionë euro në sezonin e fundit, ndërkohë që një sezon më parë kishte koleksionuar 609 milionë euro.

Manchester United konsiderohet si një nga klubet më të fuqishme në botë sa i përket aspektit financiar, ndërkohë që rezultatet në fushë në fakt nuk është se kanë qenë më të mira në vitet e fundit. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?