City e mbyll në avantazh të dyfishtë pjesën e parë ndaj Liverpoolit

Manchester City ka hyrë në dhomat e zhveshjes me avantazhin 1–0 ndaj Liverpoolit, falë golit të Erling Haaland në minutën e 29-të. Sulmuesi norvegjez u ngjit më lart se mbrojtja kundërshtare dhe goditi saktë me kokë, duke i dhënë ekipit të Guardiolës kryesimin në Etihad.

Liverpooli mendoi për një moment se kishte barazuar me kapitenin Virgil van Dijk, i cili gjithashtu shënoi me kokë, por festa u ndërpre nga ndërhyrja e VAR: pozicion jashtë loje nga një shok i tij dhe goli u anulua.

Në fundin e pjesës së parë Nicolas Gonzalez shënoi dhe golin e dytë duke i dhënë një goditje të fortë miqve. Pjesa e dytë premton ritëm të lartë dhe tension, me të dyja skuadrat që luftojnë për pikë të rëndësishme në garën për kreun e Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?