City e nis me fitore sezonin në Premier League, vendos Haaland me dopietë (VIDEO)

Manchester City e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë një fitore të pastër 2-0 ndaj West Ham. Skuadra e Guardiolës e administroi më së miri duelin, duke gjetur golin e avantazhit në pjesën e parë falë një penalltie të kthyer në gol nga Haaland.

Sulmuesi norvegjez nuk u ndal me kaq, pasi në debutimin në Premier League do të shënonte dhe një tjetër gol në minutën e 65-të, me një gol të bukur të shënuar me të majtën.

Më pas ndeshja nuk kishte shumë histori me Manchester City-in, që konfirmohet si një nga ekipet pretendente në këtë sezon. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?