City fikson çmimin për Sterling, lajm aspak i mirë për Barçën
Raheem Sterling është dëshira e madhe e Barcelonës, për sulmin e blaugranave të cilët këtë sezon po vuajnë shumë dëmtimet në fazën e avancuar.
Manchester City nuk ka vonuar dhe i ka vendosur çmim sulmuesit, që të gjitha skuadrat që duan shërbimet e tij duhet të hedhin në arkat e klubit shumën prej 50 milionë euro.
Katalanasit kanë vendosur në dispozicion të trajnerit Xavi Hernandez një buxhet pre 10 milionë euro për të bërë transferime lojtarësh në merkaton e dimrit. Një shifër e tillë duket se nuk do të jetë e mjaftueshme për të bërë për vete Sterling.