City fiton derbin ndaj United, sfidon Tottenhamin në finalen e Carabao Cup (VIDEO)

Manchester City fitoi me rezultatin 0-2 derbin ndaj Manchester United në “Old Trafford” dhe siguroi kalimin në finalen e Carabao Cup, ku do të diskutojë trofeun me Tottenhamin.

Derbi i Manchesterit ishte mjaft i luftuar, por “qytetarët” shënuan dy herë në pjesën e dytë, fillimisht me mbrojtësin John Stones e më pas me mesfushorin brazilian Fernardinho, duke siguruar kalimin në finale.

Me rezultatin 2-0 fitoi edhe Tottenhami dje ndaj Brentford, ndërsa dy skuadrat do të përballen për të diskutuar trofeun më 25 prill.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?