City fiton falë një penalltie të Sterling ndaj Wolves (VIDEO)
Manchester City ka arritur që të marrë një fitore minimale në duelin e javës së 16-të në Premier League ndaj Wolverhampton. “Qytetarët” i janë falur një penalltie të shndërruar në gol nga ana e Rahem Sterling në minutën e 66-të, ndërkohë që më parë.
Në fundin e pjesës së parë ndodhi edhe një tjetër episod që favorizoi skuadrën e trajnerit Pep Guardiola. Raul Jimenez u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në harkun e pak sekondave, një për ndërhyrje dhe një tjetër për mos respektim të distancës nga topi.
City me këtë fitore ruan kryesimin e kampionatit me 38 pikë. Nga ana tjetër, Wolverhampton gjendet në vendin e 8-të me 21 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

