City fiton me poker dhe blindon kreun, Chelsea ndalet ndaj Wolves (VIDEO)

Manchester City nuk po njeh rivalë në Premier League. “Qytetarët” morën fitoren e 7-të radhazi në kampionat duke mundur me lehtësi 4-0 Newcastle me rezultatin 0-4.

City-t i kanë mjaftuar 5 minuta për të gjetur golin e avantazhit. Dias shënoi duke përfituar nga një gafë në mbrojtjen e vendasve. Në minutën e 27-të ka ardhur dyfishimi i ekipit të Guardiola-s me Cancelo.

Në të dytën miqtë kanë shënuar edhe dy gola të tjerë. Mahrez trefishoi në minutën e 63-të, ndërsa Sterling kompletoi “pokerin” e golave në minutën e 86-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chelsea në krahun tjetër nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Wolves. Skuadra e Tuchel nuk ishte në ditën më të mirë, duke marrë barazimin e dytë radhazi, që e mban 6 pikë larg nga City.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?