City fiton me “poker” ndaj Fulham dhe avancon të fazën tjetër të FA Cup (VIDEO)
Manchester City është kualifikuar në fazën tjetër të FA Cup, pasi mposhti me rezultatin 4-1 ndaj Fulham.
Kampionët në fuqi të Anglisë e zgjidhën shumë shpejt, pasi realizuan për 13 minuta me Gundogan dhe Stones, duke iu kundërpërgjigjur miqve që shënuan të parë me Carvalho në minutën e katërt.
Fillimi i pjesës së dytë solli edhe dy gola të tjerë të shpejtë, me Ryiad Mahrez që plotësoi “pokerin” për Manchester City. Everton gjithashtu fitoi po me rezultatin 4-1 nën drejtimin e Lampard.
KOHA JONË SONDAZH

