City fiton me “poker” ndaj Leeds United, rimerr kryesimin e Premier League (VIDEO)
Manchester City rikthehet në krye të Premier League. Skuadra e Guardiolës ka lënë vetëm për pak orë vendin e parë, pasi mori një fitore të lehtë 4-0 në transfertën ndaj Leeds United.
“Qytetarët” zhbllokuan duelin që në minutën e 13-të, me Rodrin që do shënonte më një goditje me kokë. Në fillimin e pjesës së dytë, Nathan Ake do të shënonte pas një rrëmuje në zonë.
Në minutën e 78-të, Gabriel Jesus vulosi fitoren e Manchester City me golin e tretë. Në kohën shtesë kishte dhe për një tjetër gol të Fernandinhos. Ekipi i Guardiolës kryeson me 83 pikë, 1 më shumë se Liverpooli. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

