City fiton me poker ndaj Norwich dhe blindon kreun, Sterling realizon tripletë (VIDEO)
Manchester City ka arritur një fitore të lehtë 4-0 ndaj Norëich në javën e 25 të Premier League. Ishte një duel i thjeshtë, teksa Sterling do të zhbllokonte rezultatin që në minutën e 31-të.
Foden do të shënonte të dytin në fillimin e pjesës së dytë. Ndërkohë që më pas do të ishte e gjithë ndeshja për Sterling, që realizoi të tretin në minutën e 70-të.
Megjithatë në minutën e 90-të, anglezi humbi një penallti dhe më pas ai do ta kompesonte atë humbje, duke dhuruar golin e katërt “qytetarëve”. Pas këtij takimi City shkon në kuotën e 63 pikëve në krye të renditjes së Premier League, ndërsa Norwich qëndron i 18-ti me 17 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

