City fiton me vështirësi ndaj Brighton, merr vendin e tretë në renditje (VIDEO)

Manchester City vuan jo pak për të marrë 3 pikët e radhës në javën e 18-të në Premier League. Skuadra e Guardiolës fitoi minimalisht 1-0 ndaj Brighton.

Golin e vetëm të ndeshjes do ta shënonte Foden 1 minutën nga fundi i pjesës së parë. Talenti anglez me një lëvizje të bukur në zonë arriti që ta dërgonte topin në rrjetë.

Në minutën e 92-të ndërkohë Sterling humbi një penallti, por që nuk do të ndikonte shumë. City tashmë ngjitet në vendin e tretë me 32 pikë, 1 më pak se Liverpooli, por dhe me një ndeshje më shumë për të luajtur.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?