City fiton ndaj Bournemouth, ngjitet në vendin e tretë
Manchester City regjistroi një fitore të rëndësishme ndaj Bournemouth me rezultatin 3-1, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit për në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Pep Guardiolës zgjidhi ndeshjen falë golave të Omar Marmoush në minutën e 14-të, Bernardo Silvës në të 38-ën dhe Nico Williams në fund të ndeshjes (89′).
Vetëm një javë para fundit të kampionatit, City ndodhet dy pikë mbi vendin e gjashtë, por me një avantazh të madh në golavarazh.
Kjo do të thotë se mjafton edhe një barazim në transfertë ndaj Fulham për të siguruar matematikisht pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

