City fiton ndaj Evertonit, vendos goli i Foden (VIDEO)

Manchester City mori një tjetër fitore të rëndësishme në duelin javës së 27-të. “Qytetarët” mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Evertonin e Frank Lampard. Ishte Phil Foden ai që shënoi golin e vetëm të takimit duke i dhënë edhe tre pikët City-t.

Në minutën e 82-të, ishte talenti anglez Foden ai që çoi topin në rrjetë duke i dhënë edhe tre pikët ekipit të Guardiolës. Manchester City ngjitet në kuotën e 66 pikëve, gjashtë më shumë se Liverpooli i vendit të dytë. Këta të fundit ndërkohë, kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

Evertoni qëndron në vendin e 17-të, një pikë më shumë nga zona e ftohtë që të çon një kategori më poshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?